Basha: Rama, para drejtësisë, kurrë koalicion me të!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratat e Edi Ramës të dhëna në një intervistë për Lutfi Dervishin për një koalicion të mundshëm.
“Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpunimi që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamentar dhe jemi të gatshëm për çdo propozim të opozitës që nuk na kthen mbrapa”, tha Rama.
Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike.
Basha ka shkruar në Twitter se, nuk do të ketë kurrë koalicion me Edi Ramën.
“Kurrë! Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë! Detyra ime, e PD është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë”, shkruan Basha

Basha

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërDeputeti i PS kërcënon me jetë oficerin që heton dosjen e djalit të tij për përdhunimin e një vajze