Basha: Rama pasi nuk mori dot FSHF-në i është sulur artistëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë në krah të aktorëve të Teatrit Kombëtar që Edi Rama me anë të ministres së tij të Kulturës, Mirela Kumbaro, sot i ka nxjerrë jashtë ambienteve të punës. Basha është shprehur në një deklaratë për mediat se, Rama pasi nuk kapi dot FSHF-në, tani i është vërsulur aktorëve.
“Në mbledhjen e Grupit, tha Basha, kemi diskutuar edhe dy çështje të tjera: Fakti që u përpoqën dhe dështuan të vënë nën kontroll FSHF-në, tani iu janë vërsulur artistëve! Teatri nuk mund të jenë kullat dhe godinat, por teatri është Robert Ndrenika. Ndaj e paralajmëroj Edi Ramën se mbushen 20 vjet që Rama tenton të ndërtojë kullë tek teatri Kombëtar – e paralajmëroj të tërhiqet; asnjë veprim nuk mund të kryhet dhe as të vihet në veprim skema korruptive, ndërtimi i grataçielave apo i kullave me stadium, pa marrë në shqyrtim çështjet nga artistët. Ata kanë mbështetjen tonë.
Edhe projektligji që po u sillet është në duart e qeverisë, ku bordi zgjidhet nga kryeministri. PD është e vendosur për decentralizimin kompetencave në të gjitha fushat duke përfshirë edhe fushën e artit’, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha në deklaratë për mediat.

Artikulli paraprakLaert Vasili: Nuk do të lejojmë kullë tek Teatri
Artikulli tjetërArtistët e Shkodrës dhe Vlorës i bashkohen protestës së Teatrit Kombëtar