Basha: Rama rrezik kombëtar! Reagim me çdo mjet për të mbrojtur qytetarët dhe Kushtetutën

Edi Rama po bën grusht shteti dhe është rrezik kombëtar. Deklarata është bërë nga kreu I opozitës, Lulzim Basha në mbledhjen e zgjeruar të strukturave drejtuese të PD-së, ku është përcaktuar 21 qershori si data kur do të mbahet protesta e rradhës e opozitës.

Basha duke iu drejtuar të pranishmëve tha se, Edi Rama u ka shpallur luftë shqiptarëve, opozitës dhe popullit opozitar, ndaj duhet bërë çdo gjë për të mbrojtur Kushtetutën.

“Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, Kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet.

Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit të presidentit. Jemi në punë të panderprerë.

Ndaj, takimet me qytetarët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bënë grusht shteti duhet të jenë intensive.

Edi Rama është rrezik kombëtar dhe duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve politike”, ka thënë Basha.

Artikulli paraprakMë 21 Qershor protesta më e madhe që ka njohur vendi, vendimi i opozitës
Artikulli tjetërRama i rrethuar nga revolta popullore në Rroskovec, fshihet pas forcave speciale… (Foto)