Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh gjatë fjalës së tij në Kuvend se, Rama tradhëtoi Shqipërinë për Xhafën, Tahirin, drogën dhe krimin. Ai akuzoi Ramën se, po mashtron shqiptarët duke thënë: “Po ua shet sapunin për djathë. Po e shet vrafërin si pasuri, ky është poltikani më mashtrues në gjithë këtyre viteve.
Edi Rama bordhi cep më cep të Shqiqëris duke rrahur gjoksin, duke thënë se nuk ka drogë, e krim në vendin tonë, por i doli huq”.
Basha tha se nuk mund hapen negociatat në këtë mënyrë dhe me këtë qeveri.
“Eksporti i krimt shqiptar,eksporti i dorogës numri i shqiptarve që kerkojnë azil, këto ka rritur Edi Rama.
Nuk i mbajnë me leqet e gënjeshtrave duke braktisur sallën. Ndaj ju ftoj që ta rrëzojmë këtë palo kryeminstër. Që mos të kemi më ministra si Saimir Tahiri apo Fatmir Xhafa.
Që most ë kem më një kryeminstër dhe ministra që vjedhin me kamoinë. Ne kemi nevojë për më shumë Europën.
Kreu i PD-së tha se nuk do të ketë hapje të negocitave në Shqipëri dhe nëse kushtet nuk plotësohet do të shtyhen sërish, dhe tashmë nuk janë më 5 kushte themeltare por plotë 13. Mjafton një vend anëtar të votojë kundër dhe ne zbrapsemi.