Basha-Ramës: Arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët, asnjë fjalë për 2 viktimat e makutërisë mafioze

Kreu i PD, Lulzim Basha reagon sërish lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur ditën e djeshme, e cila i kushtoi jetën 2 punëtorëve, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur nga rrëzimi i një skele.

Lideri i opozitës akuzon kryeministrin Edi Rama, i cili edhe sot, 24 orë pas ngjarjes së rëndë me 2 viktima dhe 3 të plagosur, nuk ka bërë asnjë deklaratë.

“Artisti i mashtrimit, arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët të cilët i urren, asnjë fjalë për 2 viktimat e makutërisë mafioze në zemër të Tiranës”, shkruan Basha në reagimin e tij në Tëitter.

Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra janë punëtorët që mbetën të pajetë nga shembja e një skele në një pallat 13 katësh në lagjen “Faik Konica” në Tiranë. Brahimaj, 31 vjeç dhe Kodra 36 vjeç u nxorrën të pajetë nga rrënojat e skelës e cila u shemb nga gjithë lartësia e pallatit duke i zënë ata poshtë. Tre punëtorë të tjerë mbetën të plagosur në gjendje të rëndë.

Genti Bardhi , 29 vjeç Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç janë të plagosurit të cilët kanë shembje dhe plagë thuajse në gjithë trupin.

Artikulli paraprakSpahia thirrje socialistëve: Të bëhemi bashkë për Shkodrën!
Artikulli tjetërTë hënën protestë e fuqishme: Shkodra në këmbë kundër kapjes së qeverisjes vendore nga kryekrimineli Edi Rama