Kryetari i PD, Basha i është përgjigjur statusit në rrjetet sociale të Ramës me dy këshilla për drogën dhe armiqtë e jashtëm: “Lëri përrallat me armiq imperialistë. Mijëra familje vuajnë për bukën e gojës, shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në Ballkan, vendi po zbrazet e të papunët shtohen çdo ditë, maturantëve ua dogje ëndrrat për arsim, studentët po lënë shkollën prej tarifave të rritura, fermerët nuk i ngop dot me përralla për kredi, shëndetësinë e çove në kolaps. Krimi, droga dhe korrupsioni i kanë zënë rrugën vendit. Këto janë hallet e shqiptarëve e jo armiqtë imagjinarë që zbulon nga dhoma e vizatimeve. Është ora e të vërtetës”, shkruan Basha.
Kryesore
Continue to the categorySituata e inflacionit në Shqipëri/ Më shtrenjtë vijojmë të paguajmë për...
Çmimet mbeten të larta, por ritmi i rritjes po ngadalësohet. Inflacioni në maj bie pak, por qytetarët ende nuk ndiejnë lehtësim në xhepat e...