Basha-Ramës: Kokat e krimit do të shtypen ose nga drejtësia ose nga populli

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se kokat e krimit që drejtonë sot vendin do u vijë shumë shpejt dita që do të shtypen.
Me anë të një postimi në rrjtet sociale, Basha shkruan, se këto koka gjarpërinjsh një ditë do të shtypen, ose nga drejtësia ose nga populli.
Postimi i Bashës
Rama, Xhafajt, Roshi, Tahiri, Dako, Veliaj, Sejdini, Frrokët & co, kjo bandë kriminale do i ikë drejtësisë sa kohë vettingu i kapur nga kryemafiozi mban gjyqtarë me lidhje kriminale si Dvorani-Hallunaj. Por gjarpërinjve kokat do ju shtypen. Nëse jo nga drejtësia, nga populli!
Më herët Basha reagoi në lidhje me deklaratat e Edi Ramës të dhëna në një intervistë për Lutfi Dervishin për një koalicion të mundshëm.
“Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpunimi që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamentar dhe jemi të gatshëm për çdo propozim të opozitës që nuk na kthen mbrapa”, tha Rama.
Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike.
Basha ka shkruar në Tëitter se, nuk do të ketë kurrë koalicion me Edi Ramën.
“Kurrë! Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë! Detyra ime, e PD është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë”, shkruan Basha.

Exit mobile version