Kryetari i opozitës, Basha ka dënuar mbylljen e disa portaleve nga Rama duke shfrytëzuar fatkeqësinë e tërmetit. Basha e konsieron kriminale mbylljen që po I bëhet portaleve dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.
“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale”, shkruan Basha në një psotim në rrjetet sociale.
Deri tani janë mbyllur tre portale, kryesisht kritike me qeverinë, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme gazetarët e tyre jepnin informacione jashtë tablosë së mediave të kapura nga pushteti. Nga ana tjetër Rama ka dalë jashtë të gjitha kornizave të një njeriu normal dhe pothuajse në çdo dalje publike kërcënon gazetarët dhe mediat që nuk janë të kapura nga pushteti.