Basha-Ramës: Ky është fundi yt, burgu për ministrat jo për popullin

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka marrë fjalën mes protestuesve në kryqëzimin e Vorës, duke i përgëzuar së pari për pjesëmarrjen në ditën e parë të Mosbindjes Civile. Basha u shpreh se burgu duhet të jetë për ministrat dhe zyrtarët e korruptuar të qeverisë Rama.
Ai tha se reagimi i sotëm është reagimi i qytetarëve që nuk pranojnë që shteti të rrëmbehet.
“Jemi sot këtu dhe anembanë Shqipërisë për të ndalur të keqen. Edi Rama Policinë e ka kthyer në polici private, prokurorinë e ka kthyer në pronë private, gjykatën e ka kthyer në pronë private, ka blerë shumicën e medias.
Po ky është fundi yt, shqiptarët janë ngritur dhe do të qëndrojnë derisa t’i të largohesh. Burgu do të jetë për kriminelët, do të jetë për ministrat dhe zyrtarët e korruptuar.
Kërkojmë në emër të sipërmarrësve shfuqizimin e tvsh-së për biznesin e vogël, të cilët kanë ulur qepenat. Jemi këtu për ti thënë ndal regjimit kriminalë që fut në burg populli dhe liron kriminelët. Ky është reagimi i popullit që nuk pranon grabitjen.
Unë dua që të falenderoj mijëra shqiptarët që erdhën këtu në sheh me ne, dua të falenderoj qytetarët që për dy orë me rradhë qëndruan në automjetet e tyre bashkë me ne. Edi Rama bën sikur të tërhiqet, dhe më pas gjuan kur askush nuk e ka mendjen. Liro 11 kuksianët dhe hiq taksën”, u shpreh Basha.

Gjithçka që ka ndodhur këto 5 ditë, që nga protesta e qytetarëve të Kukësit, ia ka çjerrur maskën, ia ka shkatërruar fasadën këtij regjimi privat, kriminal që është në pushtet. Ndaj protesta jam i bindur që do të vazhdojë për të hequr taksën në “Rrugën e Kombit”, jo për ta pezulluar, por për ta hequr përfundimisht, për të kundërshtkuar vendosjen e TVSH-së për sipërmarrjen e vogël, për të dhënë ndihmë ekonomike, për mbi 30 mijë banorë, familje të hequr me të padrejtë nga ndihma ekonomike, por mbi të gjitha, për t’i dhënë shqiptarëve perspektivën e një shteti që u shërben shqiptarëve dhe jo një shteti privat siç është ky i Edi Ramës, që i shërben një grushti oligarkësh dhe që arreston popullin dhe lë të lirë kriminelët.

Exit mobile version