Basha-Ramës: Llapaqen i batutave, i merr shqiptarëve 240 lekë taksë qarkullimi

Kryetari i PD, Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Rama në lidhje me taksën në Rrugën e Kombit. Gjatwfjalws sw tij në Parlament, Basha tha se, Rama po i takson dyfish shqiptarët, duke i marrë edhe taksën e qarkullimit edhe taksën për rrugën.
“Sapo ra me këmbët e veta në gropën që vetë ka hapur. Një njeri që nuk mban përgjegjësi për asgjë që thotë dhe bën. Në 5 vite në pushtet Edi Rama e ka rritur dy herë taksën e qarkullimit. 100 lekë me janarin e 2014 dhe 100 lekë të tjera në janarin e 2015. Duke shtuar edhe TVSH vlera e taksës Rama është 240 lekë për litër naftë. Kaq lekë merr shtesë nga xhepat e shqiptarëve Edi Rama.
Të vërtetën për herë të parë e pranoi. O Llapaqen i batutave, pse pagujanë edhe taksapaguesit edhe përdoruesit. Pse vazhdon ti marrësh shqiptarëve 240 lekë për karburantin dhe pastaj i merr edhe tarifë për rrugët. Sapo e the vetë o njëra, o tjetra”, u shpreh Basha.

“Në 5 vite në pushtet Edi Rama e ka rritur dy herë taksën e qarkullimit. 100 lekë në janarin e vitit 2014 dhe 100 lekë të tjera në janarin e vitit 2015, duke shtuar këtu edhe TVSH, vlera totale e taksës Rama mbi çdo litër që përdorin shqiptarët është 240 lekë për letër.
240 lekë merr çdo ditë Edi Rama nga xhepat e shqiptarëve për taksën e qarkullimit. Çfarë është taksa e qarkullimit ua shpjegojnë ministrat e Edi Ramës. Karafili me anglishte, por edhe Cani e kanë shpjeguar që taksa përdoret kryesisht për mirëmbajtjen e rrugëve.
Po na thuaj pak o llapaqen i batutave pse paguajnë edhe taksapaguesit edhe përdoruesit. Pse vazhdon t’u marrësh shqiptarëve 240 lekë për litër. Sapo e the vetë o njëra, o tjetra.
Nuk të shpëton ngërdheshja, tregon vetëm sa i pacipë je. Duhet të ulje kokën ose t’i kërcisje një shpullë mësuesit të anglishtes. Se do vijmë dhe tek matematika jote, e njohim dhe matematikën tënde.
E gjete taksën e karburantit 7 lekë për litër, e shtove 2 herë. Vetëm me taksën e rritur, ta quajmë taksa “Rama” ti u merr shqiptarëve 120 milionë dollarë në vit vetëm me taksën e rritur. Ngërdheshu se s’ke ça të bësh, o të ngërdheshesh ose të marrësh në dru atë që të mëson”, tha kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Exit mobile version