Basha-Ramës nga Shkodra: I ke orët e numëruara

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar me tone të ashpra pas arrestimit të ish-deputetit Klevis Balliu.

Basha tha se “Sot është dita kur Edi Rama do të rikthejë të burgosurit politikë në Shqipëri, sot është dita kur Edi Rama zyrtarisht po përdor Policinë e Shtetit për të dhunuar ligjin dhe qytetarët që janë në krah të ligjit, ndaj sot është dita dhe ky është vendi për t’ja thënë fare qartë dhe prerë: i ke orët e numëruara”.

Reagimi i plotë i Bashës 

Sot në mesditë, njerëz të veshur me uniformën e Policisë së Shtetit kanë dhunuar qytetarë që mbrojnë shtëpitë e tyre. Kur njerëzit tanë, përfaqësuesit e Partisë Demokratike, ish-deputetë si Klevis Balliu dhe të tjerë figura politike, u ngritën për të bërë të vetmen detyrë që kemi, të qendrojmë në krah të njerëzve, siç po qendrojmë e do të qendrojmë deri në fitore, kanë urdhëruar arrestimin e tyre. Sot është dita kur Edi Rama do të rikthejë të burgosurit politikë në Shqipëri, sot është dita kur Edi Rama zyrtarisht po përdor Policinë e Shtetit për të dhunuar ligjin dhe qytetarët që janë në krah të ligjit, ndaj sot është dita dhe ky është vendi për t’ja thënë fare qartë dhe prerë: i ke orët e numëruara.

Kurrë më ky vend nuk do të pranojë që Policia e paguar me taksat e qytetarëve të dhunojë qytetarët, ndërsa mbron kriminelë, hajdutët, oligarkët. Kurrë më nuk do të pranojmë që ligji të funksionojë me dy standarde, të godasë të pafajshmit, të shkatërrojë shtëpitë e tyre, t’ju mbyllë biznesin, t’i heqë nga puna, dhe nga ana tjetër, t’i mbrojë e t’i bëjë deputetë e kryetarë bashkish e biznesmenë, trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, trafikantët e drogës, kriminelët, që janë themeli i parlamentit të paligjshëm dhe i qeverisë së paligjshme të Edi Ramës.

Exit mobile version