Kryetari Basha foli dje nga sheshi i lirisë për mbështetjen e ardhur nga përtej kufijve në drejtim të agorës së qytetarëve dhe kauzës së tyre, nga përfaqësues të vlerave europiane perëndimore që Shqipëria përqafon. “Ditë për ditë, këtu në këtë shesh, kemi marrë mbështetjen e jashtëzakonshme të përfaqësuesve dhe mbrojtësve të vlerave të përbashkëta evropiane dhe amerikane, për të cilat jemi ngritur dhe luftojmë në këtë shesh. Kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme bashkon në këtë shesh shqiptarë, europianë dhe amerikanë. Kjo është kauza e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe parave të ndyra të drogës, të cilat dy ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit i konsideroi kërcënim esencial për Shqipërinë dhe për demokracinë shqiptare”. Mbi sulmet e dyshes Ruçi-Rama, se protesta e opozitës po kërcënon stabilitetin e vendit dhe komentet mbi një skenar të mundshëm si ai i vitit ’97, Lulzim Basha tha se, kryeministri duhet të heqë dorë nga kërcënimet e pakuptimta. “Në 30 ditë qytetarët e mbledhur në këtë shesh kanë demonstruar fytyrën e vërtetë evropiane të Shqipërisë. Tani kjo fytyrë evropiane, kjo qëndresë paqësore ka një mision që është vlerë esenciale e Evropës, zgjedhje të lira dhe të ndershme. -Kujt i kujton 97 ti ? Këtu është lëvizja më evropiane, më qytetare, më paqësore, më demokratike për të shporrur pikërisht krimin dhe kriminelët që janë destabilizimi, kërcënimi i vërtetë për stabilitetin dhe demokracinë e Shqipërisë. Prandaj hiq dorë nga kërcënimet. Rrugë tjetër nuk ka e nuk ka për të patur”. Qëllimi i demokratëve në këtë protestë, është qeveria teknike për të siguruar zgjedhje të lira, dhe Basha përjashtoi çdo zgjidhje tjetër jashtë kësaj. “Shqipëria nuk do të bëjë zgjedhje fasadë me krimin e paratë e drogës që të rrijë surrati yt në pushtet. Jo vendimi është marrë: Ti do të shporresh e ne do të kemi qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Rrugë tjetër nuk ka e nuk ka për të patur”. Basha përmendi edhe problemet brenda koalicionit të majtë ndërsa theksoi se kjo vjen për shkak se Rama ka futur krimin në shtëpinë e vet politike . Duke iu drejtuar protestuesve Basha tha: “Tani i ka rënë dhe damllaja dhe i ka punët përshesh. Edhe dyshja i ka punët përshesh, edhe brenda shtëpisë i ka punët përshesh por s’ia kemi ne fajin. Kur fut krimin në shtëpi kjo ndodh. Kur fle me qenin zgjohesh me pleshta. Pak e ka. Prandaj mbaj për vete ti dhe konet e tua kërcënimin për 1997. Këtu jemi mbledhur për Shqipërinë evropiane. Shqipërinë e lirë dhe demokratike”.
Kryesore
Continue to the categoryEnriketa Papa propozon nderimin e Ina Kasimatit dhe uljen e taksave...
Këshilltarja e Demokratëve Euroatlantikë në Bashkinë e Tiranës, Enriketa Papa, në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak kërkoi që të nderohet figura e aktivistes...