Basha-Ramës: Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë që prej 11 vitesh…

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës së Edi Ramës.

Me një postim në Twitter, Basha i shkruan Ramës së politika 11 vjeçare si kryebashkiak kishte erën e gropës së Hajdin Sejdisë.

Basha shkruan se për Ramën, dita e llogarisë po afrn.

Reagimi i kreut të PD-së Lulzim Basha në Twitter:

Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve.

Dita e llogarisë po afron!

Artikulli paraprakZbulimi amerikan: Rusia dhe Irani po bëjnë përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhje dhe për të dëmtuar Presidentin Trump
Artikulli tjetërA duhet t’u besojnë amerikanët sondazheve për zgjedhjet presidenciale 2020?