Kryetari i PD, Basha i bëri thirrje mbrëmë Ramës të pranojë kompromisin e opozitës për të miratuar me konsensus Reformën në Drejtësi. Në një reagim në facebook, Basha thekon se propozimi i PD vjen në respekt të plotë me Komisionin e Venecias ndërsa citon se partitë politike as nuk propozojnë dhe as verifikojnë. “Pas 6 ditë heshtje për krimin federal të pagesës së 80 mijë dollarëve ilegale për një foto, nuk bëri zë edhe pse mediat më të mëdha të botës shkruan për skandalin, një javë pas sulmit me armë e maska në pistën e Rinasit ku u grabitën miliona euro, sërish nuk pipëtiu, por më në fund Edi Ramës i’u zgjidh gjuha, u kujtua tu rikthehet cicërimave të tij. Deri tani ishte kundërshtues i vendeve të rezervuara të propozuara nga SHBA dhe BE por sot nuk ka më asnjë alibi. Propozimi ynë nuk jep as më shumë e as më pak sesa çfarë parashikon Komisioni i Venecias: partitë politike as nuk propozojnë dhe as verifikojnë. Po ti do patjetër një gozhdë ku të varësh refuzimin e radhës. Tani që nuk e ke më as këtë, lëri alibitë dhe nëse do me të vërtetë reformë të pakapur në drejtësi prano kompromisin që i hap rrugë miratimit të reformës në drejtësi” shprehet Basha.
Kryesore
Continue to the categoryDenoncimi i Gjergji Nikës: Bashkia Vlorë do t’u falë kullotat oligarkëve
Këshilltarii Demokratëve Euroatlantikë në bashkinë Vlorë, Gjergji Nika, ka kritikuar projekt-vendimin e Bashkisë për dhënien me qira të 831 hektarëve kullotë në zonën Shashicë-Gumenicë...