Basha reagon ndaj akuzave të Berishës: Riciklimi i akuzave sot, për të hequr vëmendjen nga pazari për vulën e PD-së, që u vërtetua sot

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me akuzat e Sali Berishës i cili e akuzoi se ka dprë në “non grate-n” nga Britania e Madhe. Me anë të një postimi në facebook, Basha tha se mashtrimet që riciklohen nga kati i 8-të janë dallaveret e rradhës për të fshehur pazarin me Ramën për mbylljen e listave dhe me vendimin e 11 qershorit.

Sipas tij, këto akuza vijnë kur Gjykata ka dhënë argumentin më qesharak për skandalin e vendimit të 11 qershorit, ai mundohet të riciklojë shpifje për të fshehur këtë pazar të ndyrë me Edi Ramën dhe oligarkët e përbashkët.

Basha më tej shprehet se akuzat e lodhura të cilat janë hedhur poshtë edhe me vendim Gjykate në Britani të Madhe, nuk davarisin dot duhmën që lëshon marrëveshja e tij me Edi Ramën, që kundërmon brenda dhe jashtë vendit.

Reagimi i plotë i Bashës:

Mashtrimet që riciklohen nga kati i 8-të nuk janë gjë tjetër veçse dallaveret e rradhës për të fshehur pazarin me Ramën për mbylljen e listave dhe vendimin e 11 qershorit.
Në ditën kur Gjykata ka dhënë argumentin më qesharak për skandalin e vendimit të 11 qershorit, ai mundohet të riciklojë shpifje për të fshehur këtë pazar të ndyrë me Edi Ramën dhe oligarkët e përbashkët.
Pazari për Amnistinë, pazari skandaloz për vulën dhe sabotimi i Reformës Zgjedhore janë gjyle në këmbën e shqiptarëve dhe demokratëve, që duan drejtësi dhe një Reformë Zgjedhore të vërtetë.
Akuzat e lodhura të cilat janë hedhur poshtë edhe me vendim Gjykate në Britani të Madhe, nuk davarisin dot duhmën që lëshon marrëveshja e tij me Edi Ramën, që kundërmon brenda dhe jashtë vendit.

Exit mobile version