Basha reagon pas mbylljes së disa portaleve: Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, është kriminale!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas mbylljes se disa portaleve dhe kërcënimit të vazhdueshëm ndaj gazetarëve. Basha shkruan nëreagimin e tij se, kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria.

Reagimi

“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale.

Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”.

b

Artikulli paraprakVideo/ Ja si Ministria e Brendshme vjedh ndihmat e të prekurve nga tërmeti
Artikulli tjetërBasha-Ramës: Kriminale mbyllja e portaleve dhe kërcënimi i gazetarëve