Basha: Rehabilitimi dhe shfajësimi i Serbisë është vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës!

Kryetari i PD, Basha u shpreh se, në vitin 2020 duhet të ishin ndëshkuar urdhëruesit dhe kryerësit e krimeve çnjerëzore të shqiptarëve të Kosovës nën regjimin e Millosheviçit. Basha tha se, rehabilitimi dhe shfajësimi i Serbisë është vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës!

Sokol Balla: Zoti Basha dhe ju vini nga një shkollim jashtë, kështu që shpresoj që të mirëkuptoni edhe disa pyetje që kanë bazë zhvillimet më të fundit që kanë bazë hetimet e nisur ndaj jush si cçlirimtarët e Kosovës dhe krerët e saj. Situatë e pazakontë, sikundër gjithë drejtuesit e saj politik por edhe operativ tashmë gjenden ne Hagë. Fatkeqësisht duhet të ishin njerëz të tjerë. Duhet të ishin kriminelët e tjerë të luftës. Ata që vranë mbi 20 mijë shqiptaër vetëm në dy vitet e fundit të pushtimit serb atje. Keni një koment për këtë proces?

Lulzim Basha: Nuk kam një koment, unë kam një qëndrim të konsoliduar për këtë çeshtje. Në vitin 2020 duhet të ishin ndëshkuar urdhëruesit dhe kryerësit e krimeve çnjerëzore të shqiptarëve të Kosovës nën regjimin e Millosheviçit. Sot një pjesë e madhe e tyre janë njerëz të fuqishëm të botës së politikës dhe biznesit në Beograd. Sot ka një riciklim të figurave të cilat në ato kohë kanë shërbyer krah për krah kriminelit të Ballkanit dhe njëri prej tyre është dhe Presidenti aktual që ka qenë dhe ministri i Informacionit të Sllobodan Milloshevicit.

Nga ana tjetërm me sukses në veçanti 5-6 vitet e fundit Beogradi ka arritur të imponojë një tregim të rremë, ku viktimën e këtij agresioni shqiptarët e Kosovës dhe Kosovën, po e paraqet përmes trillimeve, mashtrimeve dhe mekanizmave të mbështetura nga aleati vetë tradicional në një dritë që absolutisht nuk ka të bëjë asnjë gjë me të vërtetën. Pse i është hapur ky shteg Serbisë? 10 vite më parë, 15 vite më parë ishin në të tjera pozita.

Atëhere Shqipëria me Shtetet e Bashkuara në krah, me vendet kryesore të Bashkimit Europian mbështeti fuqimisht proçesin e pavarësimit të Kosovës dhe njohjen e Kosovës nga një numër i madh vendesh dhe nisi proçesin e antarësimit të saj në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë, sot kemi një rehabilitim të Beogradit të pamerituar. Nuk ka kërkesë ndjesë, nuk ka asnjë përgjigje për mijëra shqiptarë të zhdukur, nuk ka asnjë përpjekje për rikthimin e eshtrave të tyre.

Përkundrazi, ka një revansh madje dhe në zona të banuara nga shqiptarët siç është lugina e Preshevës dhe nga faktori kryesor që duhet të flasë dhe duhet të qëndrojë, nga Tirana zyrtare ka fillimist heshtje dhe pastaj ka një veprim i cili me të vërtetë përbën një dramë të dytë për Kosovën, për shqiptarët e Kosovës dhe për njerzit që kanë luftuar dhe kanë bërë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Exit mobile version