Basha: Revoltë për pasigurinë e nxënësve në shkolla

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar ashpër për helmimin e 60 nxënësve në Shupenzë të Dibrës. Në një njoftim për mediat, Basha uron për shërim sa më të shpejtë të të rinjve që po marrin mjekim në spital dhe shpreh revoltën për pasigurinë e ambienteve që vënë në rrezik shëndetin e nxënësve në shkolla.
“Po ndjek nga afër gjendjen e nxënësve të gjimnazit të Shupenzës, të asfiksuar në orën e mësimit nga gazi karbonik. Duke ju uruar shërim sa më të shpejtë të rinjve që po marrin mjekim në Bulqizë dhe Peshkopi si dhe për nxënësen e sjellë në Tiranë në gjendje më kritike se të tjerët, shpreh keqardhjen dhe revoltën për pasigurinë e ambienteve që vënë në rrezik shëndetin e nxënësve në shkolla. Investimet në shkolla nuk mund të bëhen pjesë e babëzisë qeveritare qëndrore apo lokale. Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ndodhet në Dibër për të qenë pranë nxënëseve dhe familjarëve të tyre dhe për të marrë informacion të detajuar mbi përgjegjësit e asfiksimit të 60 nxënësve të Shupenzës”, shprehet Basha.

Artikulli paraprakBerisha: Rama e nisi Tahirin në arrati për të shpëtuar lëkurën e tij dhe të vëlla Olsit
Artikulli tjetërFaqja e pare