Basha: Shërbëtorë dhe mercenarë të padronit, unë jam në anën e njerëzve!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur akuazve të bëra sot në drejtim të tij nga mazhoranca. Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se Rama, tashmë po përdor të gjithë shërbëtorët dhe mercenarët e tij për të shpifur dhe baltosur ndaj opozitës.
Më tej Basha shkruan se sot ai është pranë njerëzve të thjeshtë ndërsa Rama në krah të kriminelëve.
Ja çfarë shkruan Basha
Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorrët. Shpifje e përbaltje për të mbrojtur pushtetin dhe paratë nga të gjithë shërbëtorët e mercenarët e Padronit dhe klientëve të tij. Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve!

basha 6

Artikulli paraprakSi i 10-fishoi të ardhurat bashkëshorti i deputetes së PS pas ardhjes së Ramës në pushtet
Artikulli tjetërBabëzia/ Drejtori i PS zapton pronën publike dhe ndërton pa leje, Berisha publikon fotot