Kreu i Demokratëve Euroatalntikë, Lulzim Basha, ka folur me detaje sa i përketë një prej pikave kryesore të programitë që është zgjidhja e problemit të pronës.
Në podcastin me Ermalin dhe Marsidin, me praninë e disa përfaqësuesve të Pronarëve, Basha shpjegoi se aty ku toka është e lirë do t’i kthehet menjëherë pronarit. Sipas tij aty ku toka është e zënë, pronari do të dëmshpërblehet me 100% të vlerës së tregut.
Basha më tej tha se fatura financiare e kësaj reforme, është më e ulët se dëmi që i është shkaktuar Shqipërisë në 34 vite pluralizëm.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Përveç përfshirjes në grupe pune, ne kemi ngritur një program. Një program të shpalosur në publik, një angazhim i bërë publik, një zotim i joni para gjithë shqiptarëve dhe para gjithë pronarëve, që sigurisht është kontribut edhe i produktit të përfaqësuesve të pronarëve, të fëmijëve të këtyre pronarëve në ekipet që kanë punuar për këtë program.
Dhe propozimi ynë është i qartë: ku prona është e lirë, kthim i menjëhershëm i pronës. Ku prona është e zënë, dëmshpërblim 100% i vlerës së tregut. Me këto dy fjali përmblidhet pakashumë esenca e programit tonë, por ka nevojë për shpjegim. Ka nevojë për një shpjegim praktik. Vlera përllogaritet afro 8 miliardë euro, ndoshta dhe më e lartë. Këto 8 miliardë euro duken një shumë fantastike sepse buxheti i shtetit për këtë vit, është 7 miliardë euro. Pra i bie i gjithë buxheti i një shteti dhe më shumë për të kompensuar pronarët. Por fatura që ne paguajmë vit për vit për 3 dekada e 4 vite, për 34 vite që nuk e kemi zgjidhur problemin e pronës, është 10-fish më e lartë në kuptimin ekonomik, është 10-fish më e dhimbshme në kuptimin social. Sepse duke mos e zgjidhur problemin e pronës, Shqipëria mbetet në vargojtë e një ekonomie çalamane, informale, me pasiguri. Ndërkohë që në Shqipëri nuk ngrihet dot një shtresë e mesme në këmbët e saj që të ketë pronat e veta, të ketë pavarësinë ekonomike dhe të diktojë përmes pavarësisë ekonomike dhe pavarësisë së mendimit një demokraci të mirëfilltë.
Prandaj e gjitha kjo ka një emër, Katovicë. Duke mos i kthyer pronat pronarëve, duke mos i kompensuar pronarët me vlerën e tregut, duke ruajtur pronën e shpronësuar nga Enver Hoxha si valutë për të shpërblyer servilët e një partie apo e një partie tjetër, apo thjesht për të tjetërsuar apo ndërtuar një realitet ekonomik korruptiv, për t’i shërbyer interesave politike të një kaste, të një grushti njerëzish se kastë është fjalë e madhe, ky dëm që i bëhet Shqipërisë përllogaritet dhjetëra, qindra herë më i madh sesa fatura e dëmshpërblimit total të pronarëve të shpronësuar nga komunizmi apo me prona të zaptuara në periudhën 90-2024.
]