Basha shpërndan postimin e ambasadorit Soreca në Twitter: Mirënjohje BE!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë postimin e ambasadorit Soreca në Twitter. Në një reagim, Basha shkruan se, PD dhe opozita do bëjë çfarë të mundet që të kontribuojë për procesin e hapjes së negocitave dhe plotësimit të kushteve nga Shqipëria.

Postimi i kryetarit Basha

Falenderime @LSorecaEU dhe BE për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas plotësimit të 15 kushteve. @pdshqiperi dhe opozita do të bëjmë çfarë kemi në dorë të kontribuojmë për këtë proces jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mirënjohje BE për ndihmën në luftën kundër COVID 19. Kemi shumë nevojë për mbështetje me paisje mjekësore dhe ndihmë financiare për njerëzit dhe ekonominë për ta kaluar këtë krizë.

Artikulli paraprakMbi 12 mijë viktima nga Covid-19 në Itali
Artikulli tjetërAbuzimi me tenderin pa garë 1.5 milionë euro të ushqimit, PD kallzim penal në SPAK për Olta Xhaçkën