Basha shpërndan videon me premtimet e Ramës: Sot u hodhi fajin bashkive për dështimin e qeverisë me legalizimet

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se Rama ia hodhi fajin sot bashkive për dështimin e qeverisë së tij me legalizimet. Në një reagim në facebook, Basha ka shpërndarë një video me premtimet e Ramës në vitin 2013 dhe shkruan se kryeministri kishte gjithë pushtetin për të zgjidhur hallin e mijëra familjeve me pronën, por sipas tij, kështu e duan Shqipërinë, sepse pa pronë nuk ka demokraci dhe pa demokraci ata mbrojnë interesat e tyre në kurriz të interesave të shqiptarëve.

Ai më tej thotë se me rivendosjen e sigurisë së pronës, Shqipëria hyn menjëherë në orbitën e vendeve të zhvilluara, ky është edhe prioriteti i programit të Demokratëve Euroatlantikë.

Postimi i plotë i Bashës:

Sot Rama i’a hodhi “topin” e legalizimeve bashkive, por përgjegjësi për dështimin është ai që pati gati 12 vite kohë, por la në baltë qytetarët, sepse prioritet nuk ka shërbimin ndaj tyre.
Shqiptarëve nuk i’u japin pronën, por pronat e tyre i përdorin për t’u pasuruar ata dhe tarafi i tyre me pseudo-investitorë strategjikë, apo duke ndërtuar kulla.
Kishte gjithë pushtetin për të zgjidhur hallin e mijëra familjeve me pronën, por kështu e duan Shqipërinë, sepse pa pronë nuk ka demokraci dhe pa demokraci ata mbrojnë interesat e tyre në kurriz të interesave të shqiptarëve.
Siç e pranon vetë, nuk ka shanse ta bëjë as tani, aq më pak pas katër vitesh të tjera, prandaj dështimet e kësaj qeverie duhen lënë pas, për të zgjidhur me seriozitet dhe përgjegjshmëri problemet e pronës.
Me rivendosjen e sigurisë së pronës, Shqipëria hyn menjëherë në orbitën e vendeve të zhvilluara, ky është edhe prioriteti i programit të Demokratëve Euroatlantikë. Angazhimi ynë është zgjidhje e menjëhershme pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është e zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin “Uti Posidetis”.
Ne do të diskutojmë në hollësi programin tonë me çdo grup interesi, të bindur se, pas 34 vitesh rasakapitje me pronat, ka ardhur koha që qytetarët të zgjedhin duke mbrojtur interesin e tyre, duke refuzuar riciklimet e premtimeve të pambajtura, që kanë dëmtuar për kaq gjatë familjet shqiptare.
Shqipëria meriton më shumë!

Artikulli paraprakI shkaktoi 1.2 milion euro dëm shtetit, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për Arlind Gjokutajn
Artikulli tjetërMyshketa nis betejën ligjore me Bashkinë Durrës: Jo parkimit me pagesë në qytet