Basha shpërndan videon me programin ekonomik të Demokratëve Euroatlantikë: Më shumë mirëqenie për familjet shqiptare

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shpërndarë një video me pikat kryesore të programit ekonomik. Basha shprehet se programi ekonomik i jep frymëmarrje biznesit, tërheq investitorët e huaj dhe krijon më shumë mirëqenie për familjet shqiptare.

Sipas tij, me uljen e taksave sipërmarrësit mund të investojnë më shumë, duke krijuar mundësi të reja punësimi, paga më të mira dhe konsum më të lartë.

Ai më tej fton qytetarët të votojnë duke parë interesin e tyre të reflektuar në programe qeverisëse, pasi vetëm kështu Shqipëria do të jetë një vend më i mirë.

Postimi i Bashës:

Në zgjedhjet e ardhshme do të prezantohemi me ofertën më të mirë porgramore, e cila reflekton shqetësimet e te gjitha shtresave shoqërore dhe u jep përgjigje sfidave me të cilat përballet Shqipëria.
Programi ekonomik i Demokratëve Euroatlantikë i jep frymëmarrje biznesit, tërheq investitorët e huaj dhe krijon më shumë mirëqenie për familjet shqiptare. Me uljen e taksave sipërmarrësit mund të investojnë më shumë, duke krijuar mundësi të reja punësimi, paga më të mira dhe konsum më të lartë.
Vetëm kur shqiptarët do të votojnë duke parë interesin e tyre, të reflektuar në programe qeverisëse, duke refuzuar të shkojnë me fanatizëm pas idhujve të rremë, Shqipëria do të jetë një vend më i mirë, me më shumë mundësi e mirëqenie për çdo shqiptar.

Disa prej pikave të programit ekonomik të Demokratëve Euroatlantikë të prezantuara në videon e programit:
– 9% taksë e sheshtë
– 9% tatim fitimi
– 9% dividenti
– 0 taksa për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë të reja
– Ulim detyrimet që bizneset e vogla paguajnë ndaj pushtetit lokal në vlerën jo më të lartë se 1% e xhiros vjetore
– Duke aplikuar pullën fiskale, do të përjashtohen nga kontrollet tatimore bizneset e vogla
– Kompensimi, apo rimbursimi automatik nga sistemi i TVSH-së për çdo tatimpagues përfitues
– Bashkojmë në një institucion të vetëm tatimet dhe doganat, duke përgjysmuar burokracinë
– Eliminojmë privilegjet fiskale për investitorët strategjik
– Heqim “taksën Rama” 240 lekë të vjetra për litër të karburanteve

Exit mobile version