Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një video të shpërndarë në facebook shihet se si digjen mbeturinat në ambient të hapur në Elbasan. Ai shkruan se mega afera me inceneratorët është një skandalet korruptive të qeverisë Rama që ka krijuar dëme të shumëfishta ndaj interesit publik dhe ka dëmtuar xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës.
Basha gjithashtu shprehet se zjarri po helmon qytetin e Elbasanit, ndërsa tymi toksik që duhet të ishte inceneratori i Elbasanit, po shkrumbon edhe njëherë propagandën e qeverisë më të korruptuar në Europë.
Postimi i plotë i Bashës:
Mega afera e inceneratorëve është një nga skandalet korruptive të qeverisë Rama që ka krijuar dëme të shumëfishta ndaj interesit publik. Këto vepra të makutërisë kanë dëmtuar xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës, por vjiojnë të dëmtojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Tymi toksik që kaplon atë që duhet të ishte inceneratori i Elbasanit, po shkrumbon edhe njëherë propagandën e qeverisë më të korruptuar në Europë, synimi i vetëm i të cilës ka qenë dhe mbetet pasurimi i saj dhe klientelës së saj, duke dëmtuar palcërisht interesin publik.
Ky zjarr që po helmon sot Elbasanin, është një apel jo vetëm për ndëshkimin me votë të kësaj qeverie të korruptuar, por edhe për organet e drejtësisë, të cilat duhet t’i shkojnë deri në fund vjedhjes së parave të qytetarëve dhe dëmtimit të shëndetit publik.
Shqipëria meriton më shumë