Pyetje: Reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR që nesër, thotë Edi Rama, por përkthyes të huaj në shqip, kurrën e kurrës. E thënë shkurt, Rama nuk e ka pranuar propozimin tuaj që këtë reformë ta bëjnë ekspertë të huaj…
Basha: Në rradhë të parë duhet të analizojmë se çfarë do të thotë ajo që thuhet. Ishte shumë rëndë zoti Rama në këtë instert që tregut, sepse, përtej mënyrës prej laci, ka filluar të adoptojë e të flasë me mënyrën e lacit, duket se nuk njeh rekomandimet…
Pyetje: Ose i njeh rekomandimet por i shmang?
Basha: Po mirë, dakord. Atëherë e gjitha është pjesë e shfaqjes, prandaj flet dhe si lac. Rekomandimet janë të zezë mbi të bardhë. Mund të gënjejë ata pseudo-deputetët e pseudo-opozitës, por nuk gënjen dot as faktorin ndërkombëtar, as qytetarët shqiptarë dhe as opozitën shqiptare. Rekomandimet janë e zezë mbi të bardhë. Rekomandimi numër 1 është kundër shitblerjes së votës.
Çfarë propozon ai? Ata që kanë blerë votat janë këta të Ramës, rrinë me Ramën, hanë me Ramën, ndajnë paratë e shqiptarëve me Ramën, grabisin bregdetin me Ramën. Bëjnë drogën me bekimin e Ramës. Ne kemi një plan të qartë dhe të detajuar për të gjitha rekomandimet dhe jo vetëm për rekomandimin numër 1 dhe padyshim që jam i lumtur të sjell këtu ekspertët tanë të ripërsërisin këtë plan që kemi bërë publik disa herë.
Pyetje: Po pse ju duhen ekspertët ndërkombëtarë për këtë plan?
Basha: Për një arsye fare të thjeshtë. Sepse duket që pala tjetër ose kreu i saj nuk ka vullnet, dhe e dyta; kur të detyrohet të futet në këtë rrugë sepse nuk ka rrugë tjetër, duhet të kemi jo thjesht mbështetje dhe ekspertizë, por dhe një dëshmi të fortë ndërkombëtare për të detyruar një parti të kriminalizuar në palcë siç është sot PS-, kanë turp socialistët e thjeshtë sot kur shohin një kupolë të kriminalizuar si ajo,- që t’i përmbahet. Sepse në fund të fundit një reformë zgjedhore do ta ç’armatosë kupolën e Partisë Socialiste nga arma me të cilën ka grabitur zgjedhjet tre herët e fundit, që është bashkëpunimi me krimin, paratë e drogës dhe paratë e korrupsionit.