Basha shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt: Politikan dhe kontributor i palodhur në shërbim të Tiranës

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arben Tafajt, politikan dhe kontribues i shquar për Tiranën dhe komunitetin.

Postimi i Bashës:

Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arben Tafajt, politikan dhe kontributor i palodhur në shërbim të Tiranës, komunitetit dhe traditës së kryeqytetit, që e deshi fort dhe e promovoi me çdo ditë të punës së tij.

Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumtë. U gjendem pranë në këtë humbje të madhe dhe u them se duhet të ndihen krenarë për kujtimin dhe trashëgiminë që la pas Arbeni. U prehtë në paqe!

Artikulli paraprakSPAK merr të pandehur Asllan Dogjanin, ja për çfarë akuzohet deputeti i Berishës
Artikulli tjetërA do të arrestohej Netanyahu në Gjermani? DW: Kjo çështje ka “shpërthyer” një mosmarrëveshje të madhe! Ja kur ishte vizita e fundit e kryeministrit izraelit në Berlin