Basha shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të diplomatit Shaban Murati: Vepra e tij e pasur do të mbetet një gjurmë e pashlyeshme për atdhedashësit

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të diplomatit dhe publicistit të njohur, Shaban Murati.

Në një postim në Facebook, Basha e ka cilësuar Muratin si një figurë të spikatur në diplomaci dhe një mbrojtës të palodhur të interesave kombëtare. Ai shprehet se vepra e tij do të mbetet një trashëgimi e rëndësishme për të gjithë ata që i shërbejnë Shqipërisë.

“Largimi në amshim i Shaban Muratit është një dhimbje e pangushëllueshme për familjen dhe një moment trishtimi për të gjithë patriotët,” shkroi Basha, duke shprehur solidaritetin e tij me familjarët dhe miqtë e të ndjerit.

Postimi i plotëi Bashës:

Lamtumirë Shaban Murati, diplomat i spikatur, publicist i dalluar dhe studiues i palodhur, një zë unik në mbrojtje dhe promovimin e vlerave dhe interesave të kombit shqiptar. Vepra e tij e pasur do të mbetet një gjurmë e pashlyeshme për atdhedashësit dhe diplomatët e shumtë që udhëhoqi me përkushtim për t’i shërbyer Shqipërisë.

Largimi në amshim i Shaban Muratit është një dhimbje e pangushëllueshme për familjen dhe një moment trishtimi për të gjithë patriotët. I gjendem pranë me mendimet dhe lutjet e mia familjarëve dhe miqve të tij në këtë moment të vështirë! U prehtë në paqe!

Exit mobile version