Basha shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos: Do të mbetet një simbol i përkushtimit shpirtëror

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Në një postim në facebok, Basha shkruan se ky është një moment trishtimi për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe për të gjithë ata që e njihnin dhe vlerësonin veprën e tij. Ai më tej shpreh ngushëllimet e tij për besimtarët ortodoksë, klerikët dhe të gjithë ata që e kujtojnë me respekt dhe mirënjohje.

Postimi i plotë:

Me trishtim mora lajmin e kalimit në amshim të Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas Janullatos. Ky është një moment pikëllimi jo vetëm për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por për të gjithë ata që patën fatin të njihnin dhe të vlerësonin kontributin e tij për paqen, dialogun fetar dhe veprat bamirëse në shërbim të njerëzve në nevojë.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos do të mbetet një simbol i përkushtimit shpirtëror, i urtësisë dhe i forcës së karakterit, duke na kujtuar rëndësinë e bashkëjetesës fetare, të tolerancës dhe të dashurisë për çdo njeri.
Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta besimtarëve ortodoksë, klerit dhe të gjithë atyre që do ta kujtojnë gjithmonë me mirënjohje e respekt. U prehtë në paqe!

Artikulli paraprakShënime nga Agim Baçi: A mundet që t’i besojmë vetëm realitetit apo duhet t’i jepemi ëndrrës?
Artikulli tjetërKosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve! Çfarë tregon sondazhi, ja sfida kryesore me të cilat përballen