Basha: Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik! Korrupsioni i qeverisë po shkatërron ekonominë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të Raportit të Transparency International. Basha shprehet se, Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik të gjendjes së korrupionit duke zbritur edhe 7 vende. Korrupsioni i qeverisë po shkaterron ekonominë.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Degradimi i skajshëm dhe kriminalizimi kapilar i qeverisjes Rama, është një realitet i hidhur që provohet qartë nga raportet më të besueshme profesionale të organizatave prestigjioze ndërkombëtare sikurse është Transparency International. Korrupsioni i kësaj qeverie po shkatërron ekonominë dhe po na kalb atdheun.

Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të realizuar nga kjo organizatë, për shkak të qeverisjes aktuale, Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik të gjendjes së korrupionit duke zbritur edhe 7 vende të tjeravetëm gjatë vitit të fundit.

Në mesin e 180 shteteve të marra në shqyrtim për nivelin e integritetit, Shqipëria renditet në vendin e 106-të, në të njëjtin nivel me vende si Bregu i Fildishtë apo Mongolia.

Ja pse i duhet qeverisë Rama paketa ligjore “Anti-Fjalës së Lirë”, për të penguar daljen në shesh të korrupsionit masiv qeveritar që po përmbyt Shqipërinë.

indeks

Exit mobile version