Basha: Shqiptarët nuk njohin më as Kuvendin dhe as Policinë e krimit. Mosbindja civile nga jugu në veri!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur nga selia e PD para simpatizantëve pas mbylljes së protestës para Kuvendit.
Basha u shpreh se opozita nuk do të njohë policinë që ushtroi dhunë ndaj qytetarëve dhe se mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri. ‘I treguam Maduros së Ballkanit dhe mbarë botës se ky vend ka zot.
Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestuan në paqe. Sot ne nuk kemi më Kuvend dhe nuk kemi më qeveri. Për fat të keq sot nuk kemi as polici, por një bandë.
Sonte le ti çoj këtë mesazh se ne nuk e njohim më jo vetëm Kuvendin, por as Policinë e krimit dhe mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri’, tha Basha nga selia e PD.
Basha ka falënderuar të gjithë shqiptarët që i janë përgjigjur sot thirrjes së opozitës për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës. Basha tha mbrëmjen e sotme se shqiptarët nuk janë skllevërit e Ramës.
‘Nuk keni pranuar fatin e skllevërit që do Rama, por jeni ngritur për të mos u ulur deri në fitoren finale.
Si minjtë u mblodhën sot.

Ju falenderoj nga zemra qindra e mijëra qytetarë që brenda pak orëve u mblodhën si asnjë më parë. Ky vend ka zot dhe këta janë qytetarët sovranë.
Sot Rama përdori dhunën ndaj qytetarëve që protestonin në paqe për të mbrojtur plaçkën e vjedhur me Dakon, Avdylajt, Shullazin.
Sot nuk kemi as kuvend dhe as polici. Policia shkeli ligjin. Kriminelët nuk arrestohen, por bëhen deputetë. Qytetarët goditen nga kjo bandë.
Ne nuk e njohim më as kuvendin, as policinë e krimit. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo bandë’, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha.

basha3 1

Exit mobile version