Kryetari i PD, Lulzim Basha ka renditur një tjetër dështim të kryeministrit në ikje, Edi Rama.
Përmes një postimi në “InstaStory”, Basha shtron pyetjen se, në cilin nga vendet e rajonit, qytetarët janë më të penalizuar nga korrupsioni.
Përgjigja e tij është Shqipëria, pasi shqiptarët paguajnë tarifa për shërbime publike tre herë më shumë në rajon.
Postimi i kryetarit Basha
18 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite.
Në cilin vend të rajonit qytetarët janë më të penalizuar nga korrupsioni? Përgjigja: Shqipëria.
Shqiptarët paguajnë tarifa korrupsioni për shërbimet publike tre herë më shumë se në rajon.