Këtu në Besëlidhjen e Lezhës, mbrojmë lirinë, vlerat, identitetin e shqiptarëve. Popujt që nuk mësojnë nga historia, e pësojnë. Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, mirëqënie, drejtësi, punësim, integrim europian, ditë përditë plasin skandale që tregojnë se ai është i zhytur në krim e korrupsion.
Skandalet tregojnë se përse nuk ka rritje pensionesh, mbyllje shkollash, mirëqenia dhe fuqia blerëse është me ulëta, bizneset nuk kanë punë dhe mbyllen, paguajnë energjinë dhe naftën më të shtrenjtë në ballkan sepse edi rama i vjedh me një grusht njerëzish.
Kemi një sharlatan që ka zaptuar selinë e qeverisë me paktin që ka bërë më Ndokët, Bajrët, Lul Berishët, Shullazët. Nuk është kryeministri i shqiptarëve e Lezhianëve. Ai është shkaku i halleve dhe problemeve tuaja.