Basha: Shteti ka dështuar turpshëm, e gjitha kjo vetëm që të mos preken 150 milion dollarët që shkojnë në xhepat e 10 oligarkëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte sot pranë banorëve në Thumanë. ‘Përtej propagandës shteti ka dështuar turpshëm’, shkruan kreu i PD në postimin e tij në Facebook.

Sipas Bashës, dështimi i shtetit ka ardhur ‘vetëm që të mos preken 150 milion dollarët që shkojnë në xhepat e 10 oligarkëve’.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Sot vizitova disa familje në Thumanë, zona më e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Thumana nxori në pah papërgjegjshmërinë dhe dështimin e kësaj qeverie që shkaktoi humbjen e 24 jetëve vetëm sepse nuk mori masa për pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit dhe ai i korrikut 2018.

Ka kaluar një muaj dhe ende qytetarët, banesat e të cilëve u dëmtuan janë në ankth për fatin e tyre. Askush nuk u ka dhënë një vlerësim nëse banesat e tyre janë apo jo të banueshme. Disa janë detyruar të marrin rrezikun e qëndrimit në shtëpitë e dëmtuara duke mos pasur mundësi tjetër strehimi. Frika dhe dëshpërimi i shoqëron gjatë gjithë kohës.

Ata nuk kërkojnë asgjë më tepër sesa inxhinierë që të vlerësojnë rrezikshmërinë që paraqesin banesat e tyre në mënyrë që të mos u ndodhë e njëjta gjë sic ndodhi me pallatet e shembura vetëm disa metra larg tyre

Përtej propagandës shteti ka dështuar turpshëm. Dhe e gjitha kjo vetëm që të mos preken 150 milion dollarët që shkojnë në xhepat e 10 oligarkëve.

Mos reagimi i shpejtë ka rënduar gjendjen e tyre she po sjell probleme shëndetësore kryesisht tek fëmijët dhe të moshuarit.

Bamirësia e shqiptarëve ka qenë ndihma më e madhe që kanë marrë! Por është detyrë e shtetit që u merr taksat, tu vijë në ndihmë, tu sigurojë strehim, të vlerësojë sa më parë dëmet dhe të bëjë të mundur rindërtimin e shtëpive dhe riparimin e dëmeve.

Çdo vonesë sjell dëme të mëdha për banorët, fëmijët e tyre por edhe për mbarë shoqërinë dhe vendin.

22 1

1 2

2 81

4

4 43

8 10

6 24

Artikulli paraprakBasha në Thumanën e braktisur: Do ngremë zërin që të mos lejojmë një krim tjetër nga neglizhenca e shtetit
Artikulli tjetërPse ka filluar ta “vrasë” ndërgjegjja Presidentin? Kryemadhi flet për marrëdhnëniet e Metës me Ramën