Kreu i opozitës Lulzim Basha reagon dje nga SHBA për seancën plenare, ku u miratua emërim-shkarkimi i ministrave të qeverisë. Sipas Bashës, kjo seancë dëshmon kontrollin që ushtron krimi mbi institucionin e Parlamentit, por edhe mbi qeverisjen. “Seanca e djeshme dëshmoi kontrollin që ka krimi mbi Parlamentin dhe qeverisjen. Edhe kur, për pazare parash e pushteti, drejtuesit e koalicionit të Edi Ramës filluan të zihen e të shantazhojnë njëri-tjetrin, krimi i bëri bashkë dhe i vuri në rrjesht për të votuar pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendshme. Tani edhe marrëdhëniet e koalicionit qeverisës i kontrollon dhe i vendos krimi i organizuar. Shteti ka rënë. Radhën tani e kanë zgjedhjet, procesi i fundit politik që synon të kontrollojë krimi i organizuar. Por kjo nuk do të ndodhë: populli i bashkuar është më i fortë se krimi dhe veglat e tij në politikë. #NgrihemiBashke#ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe”, shkruan Basha në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Kryesore
Continue to the category“Qytetarët janë të mbushur me shpresë për ndryshim”, Basha: Vota për...
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidaten për deputete, Oriola Pampuri, kanë vijuar takimet me qytetarë dhe biznese në ditën e...