Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me grabitjen e 10 milionë eurove në aksin rrugor Tiranë-Rinas, nga makinat e blinduara që transpononin shumën monetare për llogari të një banke të nivelit të dytë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se, grabitja e sotme është tregues i forcës së krimit dhe rënies së shtetit. “Grabitja e sotme është tregues i forcës së krimit dhe rënies së shtetit. Kjo ndodh kur qeveria i jep mbrojtje dhe pushtet kriminelëve. Ne nuk mund ta lemë vendin peng të krimit. Ne do ta shtypim krimin”, shkruan Basha, duke kujtuar edhe protestën më 18 shkurt.