Nga Albert AVDULI
Ka një tendencë të kobshme qeveritare, që katastrofën e tërmetit ta çojnë drejt paradave të suksesit.Sigurisht që nuk deklarohet haptazi, por propaganda ecën në këtë rrafsh. Qeveria po paraqitet sikur ishte në detyrë dhe tashmë po robtohet për të kapërcyer situatën. E vërteta ishte lakuriq dhe tipikisht e ngjashme me republikën e rjepur.
Kryeministri, mbasi kuroj dridhjet e gjymtyrëve të tij, tani po vazhdon të hedh ngjyra mbi të zezën e realitetit shqiptar. Reklamohen foto e autoportrete me sfond kampionësh. Fshihen prova e dokumenta, por viktimat ende janë patretur e lotët nuk ka shi që t’i konkurojë.
Kryetari ì Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, tash dy javë, rend ditë dhe natë nëpër zonat e rrënuara duke takuar fatkeqët e duke dëgjuar gjithë hallet që njerëzit kanë. Jo vetëm dëgjon. Mbrapa Tij lëvizin grupe rinore dhe të tjerë vullnetar që shpërndajnë ndihma ushqimore dhe veshmbathje. Ai nuk është qeveria, por shpresa se këtë situatë mund ta kalojmë të bashkuar. Mesazhin e tillë e dha që ditën e parë dhe ishte ì vetmi lajm ì mirë në mortin e madh.
Basha dha ide të qarta sesi kapërcehej kriza humanitare dhe strukturore.
Qeveria, përjashto konçesionet dhe tre P-të famëkeqe, por duarplota të saj, idetë e kreut të opozitës po ì bënë vendime qeveritare.
Ditët e nevojës së solidaritetit kaluan. Tani secili duhet të rikthehet në pozicionet e tyre. Qeveria në çqeverisjen e dëshmuar dhe opozita në detyrën e saj kushtetuese.
Pa dalë përgjegjësitë për secilën hallkë shtetërore, vështirë se shpirtrat e viktimave qetësohen. Mos të harrojmë, shpirtrat e trazuar edhe tokën e lëkundin përsëri.
Basha u faktua si burrë shteti, por edhe si një figurë politike që prodhon sugjestion pozitiv.
Ne demokratët e kuptojmë thelbësisht Kryetarin tonë. Ai nuk do të ndërtojë fitore mbi dhimbje e fatkeqësi. Momenti është ì tillë dhe e ngutëshme, që Ai, për hir të gjëndjes ku është vëndi, të udhëheq për të kapërcyer krizat.
Statukuoja, zakonisht ì shërben të dobëtit. Pala e brishtë shfrytëzon orën, ditën, muajin për të mbledhur veten e shpesh për të sulmuar beftazi.
Nuk është rasti për të gjykuar se cili kamp politik merr favore. Jo, por këtu, duke zgjatur agoninë e të sëmurit të Kënetës, çojmë në agoni vendin dhe kombin.
Protagonisti ì gallatave, sikurse ndërtoj hiçin në gati 7 vite, tani, si Musolini në Romë, kërkon të ndërtojë lagjet e dritave të ngrohta për të dëmtuarit. Rilindja mavi ka vërtetuar se nuk është premtimmbajtëse.
Opozita duhet të vazhdojë t’ju gjëndet pranë nevojtarëve, por pa patur pushtet,kurrë, nuk mund të jetë shërimi ì plotë në plagët e popullit.
Opozita duhet të shqelmojë komplekset e gabimeve apo fajeve të qeverisjes 2005 -2013.
Mendoj se sukseset e qeverisë së asaj periudhe, janë realisht shkëlqyese ,përballë hajnisë, mediokritetit apo arrogancës së ndonjë zyrtari të asaj kohe.
Aq më tepër që gjëma ka ndodhur në territore, ku prej 6 deri 20 vite, kanë drejtuar zyrtarë dhe të zgjedhur të majtë.
Nëse mjaftohemi veç duke ndihmuar me krahë, shpirt dhe heshtje, atëhere shqipëtarët do na quajnë bashkëfajtorë.
Kjo sjell pasoja fatale për ardhmërinë.
Vegjetimi në gjëndje të ngrirë, thellon varfërinë, shton mjerimin, stopon integrimin e vëndit dhe më kryesorja, zbraz definitivisht Shqipërinë.