Të gjithë kriminelët e përgjimeve të Bild janë prapë duke bërë të njejtën gjë, duke kërcënuar dhe blerë vota.
Tashmë është e qartë ajo që kemi paralajmëruar: skenari i vërtetë i Edi Ramës nuk është të bëjë zgjedhje me 30 qershor, por ta përdorë 30 qershorin për përplasje civile.
Dhuna është shpëtimi i tij për të mos dalë para drejtësisë për bashkëpunimin me krimin dhe grabitjen e vendit. Ndaj, ai ka një skenar kriminal që 30 qershori të kthehet në përplasje civile dhe në një ditë të dhunshme.
Në të gjitha qytetet kryesore të vendit, Edi Rama po përdor kriminelë dhe të forte për të detyruar qytetarët të dalin në votime.
Figurat e krimit do të përdoren si ushtri private mercenare më 30 qershorpër të detyruar njerëzit të votojnë nën presion.
Ata do të përdoren për të krijuar përplasje me qytetarët.
Ata do të përdoren për të bërë dhunë kundër qytetarëve.
Ky është një skenar i rrezikshëm, që do të dështojë.
Ne do t’i bëjmë qëndresë dhunës së Edi Ramës
Do të bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë.
Edi Rama po dhunon lirinë dhe të drejtat e njerëzve. Edi Rama po përdor sërish krimin ndaj njerëzve. Dhe njerëzit kanë të drejtë të mbrohen.