Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh, ku fillimisht ishin grupe të rinjsh në qytete të ndryshme të vendin që bisedonin me numrin një të opozitës dhe tregonin hallet e tyre.
Më pas kësaj nisme ju bashkuan dhe bizneset dhe sot do i bashkohen dhe operatorët e turizmit.
Ka qenë vetë Basha i cili nëpërmjet një postimi në Facebook, e ka zbuluar kët lajm dhe njofton se sot do të jetë i pranishëm në qytetin bregdetar të Sarandës.
”Rrugëtimit për Shqipërinë” i bashkohen operatorët turistik të Sarandës sot në orën 11:00, në një bashkëbisedim të hapur” , shkruan Basha në postimin e tij.