Basha sot në Vlorë: “Koha për t’i dhënë fund padrejtësive”!

Lideri i opozitës, Lulzim Basha në ditën e tij të katërt të turit nëpër Shqipëri do të shkojë sot në Vlorë. Basha e ka njoftuar këtë sot në rrjetin social, ku shkruan se, “Rrugëtimi për Shqipërinë” do të vazhdojë sot në orën 17:00 në Vlorë. Bashkëbisedimi me të rinjtë dhe te rejat në veçanti, do të mbahet në bar “Holiday” pranë xhamisë.

Basha ka zhvilluar takime në Elbasan, Korçë dhe Shkodër.

“Ajo që më ka motivuar për të hyrë në politikë, është padrejtësia që kam parë dhe hasur. Të dashur të rinj e të reja, është koha të bëhemi bashkë për t’i dhënë fund këtyre padrejtësive!

Le të bëhemi bashkë e t’i kthejmë shpresën njëri tjetrit dhe çdo shqiptari. Vendi ynë ka të gjithë potencialin për t’i krijuar çdokujt mundësitë që të ardhmen ta ndërtojnë këtu, në Shqipëri!”, u shpreh dje në Shkodër Basha.

1 9

Exit mobile version