Basha: SPAK dhe BKH janë jetike sot për Shqipërinë, por u vonuan që të jenë në kontroll politik

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një dalje publike për mediat deklaroi se, kryeministri Edi Rama po kap reformën në drejtësi. Basha tha se, Rama është njeriu që ka interes më shumë të kapë reformën, pasi ai e di se rrezikon të dënohet.

Basha ka lexuar fjalët e kryeprokurorit italian të mafies Federico Cafiero De Raho, teksa ai thotë se “mafia shqiptare ka lidhje me nivele të larta të politikës në Shqipëri”.

Sipas Bahës, kjo mjafton për të kuptuar se kush ka lidhje me mafien e kush e do kapjen e reformës në drejtësi.

“SPAK dhe BKH janë jetike sot për Shqipërinë, por u vonuan që të jenë në kontroll politik. Të gjithë e dimë se kush ka interes për kapjen e reformës në drejtësi.

Sot kryeprokurori italian i mafies na kujtoi se kush nuk do reformën në drejtësi.

Këto fjalët e De Raho:” “Mafiozët shqiptarë kanë krijuar lidhje me politikën dhe interesat e tyre janë të ngushta me politik-bërjen në Shqipëri”. Ju e dini se ka 6 vjet që denoncojmë kapjen e shtetit nga interesa mafioze. Mjafton kjo deklaratë për të kuptuar sekush tmerrohet nga forca e ligjit, se kush interesohet për të kapur reformën në drejtësi.

PD do një drejtësi të pavarur. PS nuk ka interes për reformën në drejtësi sepse kjo parti do të ishte subjekt i parë i reformës në drejtësi”, u shpreh Basha.

Exit mobile version