Kreu i opozitws, Lulzim Basha po zhvillon njw takim me fermerët e Ura Vajgurore ku po diskuton problemet për bujqësinë.
Në turin e tij ‘Rrugëtimi për Shqipërinë’, Basha është shprehur se qeveria Rama ka bërë dëmin më të madh për bujqësinë në vend.
‘Dëmin më të madh kjo qeveri dhe ky kryeministër ia kanë bërë bujqësisë. Para dhjetë vitesh ne nisëm skemën e subvencionimit në bujqësi, që iu dedikua disa sektorëve të veçantë. Kemi 7 vite që shohim se si kjo shumë tretet nga viti në vit. Vjet ishte 7 milionë euro dhe vetëm 3 u disbursuan dhe i shkuan klientëve të Edi Ramës.
Rezultatet janë të qarta. Bujqësia është në kopals, femerët janë në prag të falimentit. Prodhimet tona në vend të furnizojnë tregun e brendshëm, kalben sepse nuk arrijnë kurrë në treg tek konsumatori ose kur arrijnë nuk konkurojnë dot me prodhimet nga jashtë.
Prodhimet e huaja vijnë në treg me një çmim më të ulët sepse e para se janë subvencionuara nga qeveritë e tyre dhe e dyta, se janë pjesë e një skeme mafioze oligarkësh që kanë hapur portat e importit duke dëmtuar në palcën prodhimin vendas.
Rimëkëmbja e bujqësisë është në zemër të programit tonë. Nëse ka një standard të qartë në Evropë është se bujqësia subvencionet.
Subvencioni është në zemër të çdo politike europiane që nxit bujqësinë.
Nuk ka nevojë të shohim larg por vendet fqinjë: Kosovën dhe Maqedoninë, sesa subvencione marrin. Prodhimet e tyre jo vetëm arrijnë të ngopin tregun vendas, por eksportohen dhe kthehen në mirëqenie e zhvillim.
I vetmi vend që nuk mbështet fermerët e vetmja qeveri është kjo qeveri. I ka mbyllur aksesin në treg biznesin dhe ka përqendruar prodhimet në duart e 4 e 5 oligarkëve dhe ju ka shtuar barra me NIPT e me taksa. E sheh fermerin si lopë për ta mjelë jo si aleat për të rritur punësimin,. Kjo nuk duhet të vazhdojë më.
Për ne bujqësia është prioritet dhe në qeverinë time të gjitha këto probleme do të trajtohen me përparësi,.
Mos u dorëzoni, një ditë më e mirë po vjen. Zotimi është se qeveria e ardhshme nuk do t’ju ketë prapa listës po në krye të listës me buxhet e financa’, tha nder te tjera Basha.