Basha: Sulmi barbar i Berishës kundër demokratëve u bë për ti dorëzuar partinë Ilir Metës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha gjatë një takimi me strukturat e degës 14 në Tiranë se demokratët nuk do të përlyhen nga hijet e korrupsionit.

“Këto ditë, e sotmja, e gjithë beteja, edhe sulmi, denigrimi që u është bërë demokratëve të ndershëm, si shumë prej jush në këtë sallë, drejtuesve, të gjithëve. S’po flas ndaj meje si kryetar i partisë, se vet zgjodha t’i vija gjoksin kësaj, pikërisht që mos të futej përçarja përmes demokratëve apo deputetëve, zonjave, anëtarëve të kryesisë. E gjitha kjo për çfarë paska qenë? Për t’i dorëzuar PD-në LSI-së dhe Ilir Metës?! Gjithë ajo skenë barbare atje e sulmit kundër shtëpisë së demokratëve, për çfarë paska qenë? Që shtëpia e lirisë të kthehet në shtëpinë e Ilirit?!
Se kështu i bie! Apo jo?!

Të sfiduar kemi qenë dhe jemi, por në ato sfida vetëm sa jemi forcuar e jo dobësuar vendosmërinë tonë, për ti shkuar deri në fund betejës. Po e them në numrin shumës, por kështu ndihem unë. Nuk e di, a e shpreh apo jo dhe mënyrën se si ndiheni dhe ju. Kjo betejë nuk na përkul! Asnjë hap pas nuk hedhim! Nuk mund te themi;” zgjedhim të ardhmen”, e të sprapsemi! Jo! Ditë për ditë nga një hap përpara! Ditë për ditë me më shumë shqiptare e shqiptare ne krahun tonë! Çfarë duan shqiptarët?! Duan ndryshim! Çfarë është ndryshimi?! Nuk është ndryshim karrigesh! Nuk është ndryshim fytyrash! Dua një ndryshim, i cili, njësoj si para 32 vjetësh, është një ndryshim i thellë, jo vetëm politik, por kulturor. Nuk duan më kultin e individit! Zoti na bën të gjithë të barabartë. Të gjithë jemi të barabartë përpara Zotit. Sigurisht na jep mundësi e fakultete të ndryshme, dhe pastaj secili, në jetën tonë, në përgjegjësinë e vet, i zhvillon ato, por duhet të ketë mundësi ti zhvillojë. Nuk ka Zot mes nesh. Askush nuk mund ti vihet tjetrit, dinjitetit të tjetrit. Askush nuk mund të gllabërojë pronën, nderin, mundësinë, dinjitetin. E që të jemi të tillë, duhet në radhë të parë që, ajo, instrumenti i shërbimit ndaj njerëzve në tokë, që është politika, ta ketë këtë fytyrë njerëzore, ta ketë këtë tipar njerëzor, që e ka humbur.

Artikulli paraprakBasha: Demokratët të bashkuar për opozitarizëm pa kompromis kundër Ramës, në këtë betejë ftojmë gjithë shqiptarët e ndershëm
Artikulli tjetërBasha: Çfarë është demokrate do të mbetet demokrate, nuk do të përlyhet nga hijet e korrupsionit!