Basha sulmon Ramën: U shfaq për të mbrojtur korrupsionin që nis nga zyra e tij dhe për t’i bërë presion drejtësisë. Kërkon të mbaj në këmbë marrëveshjen e 2008-ës

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, pas deklaratës së sotme të Edi Ramës, i cili ironizoi kreun demokrat.

Kreu i PD-së, Basha, thotë se “Edi Rama u shfaq sërish për të mbrojtur korrupsionin që nis nga zyra e tij. Atë që ka bërë me Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Elvis Roshin e dhjetra të tjerë, sot e bëri me Ilir Beqajn. Edi Rama sot u mundua të shantazhojë drejtësinë duke marrë në mbrojtje aferën korruptive të sterilizimit, siç ka bërë edhe me inceneratorët. Një përpjekje e dëshpëruar për t’i bërë presion drejtësisë”.

“Sa i përket Reformës Zgjedhore, – shpreht kreu demokrat, – është tashmë e ditur se Rama është një nga njerëzit më të interesuar që të mos ketë ndryshim të sistemit zgjedhor në Shqipëri, për të mbajtur fort në këmbë marrëveshjen e 2008-ës, që u mohon shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur deputetët që duan.

Në fund të reagimit të tij Basha thotë se Rama nuk e ka fshehur dhe nuk e fsheh se kë do në krye të opozitës, këtë e dëshmoi edhe sot.

“Por shqiptarët e kanë të qartë se teatri i Parlamentit është vetëm fasada e interesave të përbashkëta Rama-Berisha.” – përfundon Basha.

Exit mobile version