Basha surprizon kandidatin për deputet në Lezhë, Aleksandër Jushi. I sjell tortën e ditëlindjes gjatë prezantimit

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka surprizuar kandidatin për deputet në qarkun Lezhë, Aleksandër Jushin, i cili sot kishte ditëlindjen.

Pasi prezantoi emrin e tij si një arkitet, urbanist, sipërmarrës i suksesshëm dhe përfaqësues i familjeve të përndjekura të Lezhës, Basha e uroi për ditëlindjen duke i sjell dhe një tortë.

“Akitekt, urbanist, përfaqësues i familjeve të përndjekura të Lezhës, e të Mirditës, por po kështu zëri i rinisë lezhjane, sipërmarrës, e meqë ra fjala, edhe 100 gëzuar ditëlindjen, sot ka ditëlindjen. Ma merr mendja se çfarë dëshire ka patur, apo nuk thuhet dëshira. Rëndësi ka që numri 4 ishte në tortë. Edhe 100!” – u shpreh Basha.

Exit mobile version