Basha: Tahiri të nxirret jashtë Parlamentit! Opozita braktis Kuvendin

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për Shqipërinë, marrja e rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave. “Shpëtim” e ka konsideruar ai.
“Ky realitet është i jashtëzakonshëm dhe frymëzues, Ballkani në Bashkimin Europian, tha Basha nga foltorja. Evropa e bashkuar tregon se është e bashkuar në vlera dhe qëndrimet e saj. Nuk ka shembull më domethënës sesa rasti i Shqipërisë dhe ne shpresojmë se Këshilli do ta japë rekomandimin pavarësisht se qeveria e Shqipërisë ka braktisur vlerat evropiane dhe të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.
Me këtë kryeministër në këto kushte rruga evropiane është më e domosdoshme se kurrë, sepse rruga europiane është e vetmja për të ngritur institucione të besueshme dhe ndërtuar një demokraci të vërtetë, rruga europiane është e vetmja rrugë për të ndarë qeverinë nga krimi. Ndaj PD e ka kërkuar hapjen e negociatave me BE. Kjo nuk është vetëm përmbushje e aspiratave evropiane, por shpëtim nga katastrofa ekonomike, politike që na pret”.
Deputetët e opozitës kanë braktisur Kuvendin në mënyrë publike pasi në sallë ka hyrë deputeti Saimir Tahiri.
Ish-kryeministri Sali Berisha është ngritur i pari, duke mos pranuar që deputetët të qëndrojnë së bashku me Saimir Tahirin në një sallë bashkë.
Të gjithë deputetët e opozitës janë ngritur e larguar nga Kuvendi, ndërsa ish-kryeministri Berisha ka transmetuar live në Facebook e vet largimin nga salla e parlamentit.

Exit mobile version