Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me 300 studentë europianë të EDS, organizatës studentore të Partisë Popullore Europiane.
Në fjalën e tij, kreu i PD Lulzim Basha ka përshëndetur në veçanti, praninë e djalit të të ndjerit Sokol Olldashi, mik dhe bashkëpunëtor i tij.
Rinia europiane ka dalë në mbështetje të betejës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë për ta bërë Shqipërinë si Europa!
Më pas, Basha tha; “Miqtë tanë duhet ta dinë se ndodhen sot në një vend që nuk ka Gjylatë Kushtetuese. Mburojën e këtij vendi e kanë asgjesuar.
Basha: Në betejën tonë nuk kemi përballë PS-në, por një kupolë të rrezikshme politikanësh të korruptuar dhe të të lidhur me krimin. Fillimisht kanë uzurpuar këtë parti politike, kundërshtarin tonë historik politike, por pasi e kanë uzurpuar, kanë shkatërruar debatin politik në vend.
Këtu nuk ka debat për vizionin midis qëndrës së djathtë për liri, taksa të ulta, shtet të vogël, respekt për lirinë e individit dhe të majtës taksëlartë dhe shtetit të madh që i shton sa herë vjen ën pushtet… Jo: Debati këtu është midis shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe pakicës absolute që ka kapur gjithçka në këtë vend.