Basha takim me biznesin: Në mes të krizës, qeveria i trajton punëdhënësit shqiptarë si terroristë

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Basha u shpreh gjatë fjalës së tij se, Shqipëria është kthyer këto 8 vite në një spital të madh.

Kreu i PD thekson se, ekonomia ka falimentuar, ndërsa shton se plani me 5 pika i Partisë Demokratike, parashikon garanci sovrane për bizneset e mëdha.

Basha vuri në dukje keqmenaxhimin e qeverisë këto 8 vite, ndërsa thotë se krizën në vend nuk e solli pandemia.

“Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim as për qytetarët, as për sipërmarrjen. Plani synon të ndihmojë të gjithë qytetarët.

Biznesi në kolaps total, oligarkët shijojnë favoret e qeverisë. Plani ynë, 100 mijë vende pune. Vendet e punës do të krijohen nga biznesi i çliruar nga taksat.

Ulja e taksës nga 15 në 9% do të lejojë bizneset të hapin më shumë vende pune. Plani ynë, ulim kostot e punësimit, ulim në 18% kontributet për sigurimet shoqërore. Biznesi, aleati ynë për të krijuar vende pune dhe rritur mirëqenien”, tha Basha.

4 21

 

Exit mobile version