Basha, takim me delegacionin e Venecias

Kryetari i Partisë Demokratike do të zhvillojë një takim mëngjesin e nesërm me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Sipas njoftimit nga Zyra e shtypit të PD, takimi pritet të zhvillohet nesër në orën 08.15 minuta në ambientet e hotel Rogner. Objekti i këtij takimi do të jetë çështja e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Takimi është menduar të zhvillohet në formën e një mëngjesi pune.

Kryetari Basha është në krye të delegacionit të opozitës të përbërë nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe ish – deputeti Oerd Bylykbashi. Pas takimit kryetari Basha do të ketë një komunikim me gazetarët.

Artikulli paraprakNë Shkodër digjen dy makina, reagon Berisha: Narkopolicia fsheh krimin!
Artikulli tjetërNxhehet debati në Kosovë, Haradinaj paralajmëron Kurtin: Nëse i heq taksën Serbisë…