Basha takim me studentët në Shkodër: Akti i parë i qeverisë së PD anulimi i Ligjit të Arsimit të Lartë!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha pasi është takuar me tregtarë në tregun e Shkodrës, ka nisur një bashkëbisedim me student dhe të rinj. Gjata takimit Basha u shpreh ndër të tjera se, grupi Parlamentar i PD mori dje një vendim se akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë, është anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.
“Akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë, është anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë”, tha kryetari i PD-së gjatë një takimi me të rinj në Shkodër.
Një gjimnaziste e pyeti: Së shpejti duhet të jem në një Universitet. Dëshiroj të studioj për punë sociale. Cili është qëndrimi që do të mbajë Partia Demokratike në lidhje me Arsimin e Lartë?
Basha: “Dje kemi marrë një vendim me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Kur Ligji kaloi ne e kundërshtuam në Parlament. Ne e konsiderojmë këtë ligj, rrënjën e së keqes, që ka zaptuar universitetet, rrënjën e të keqes nga e cila po vuajnë studentët shqiptarë. Me këtë ligj korruptiv nuk bëhet gjë tjetër veçse thellohet politika e vetme e Edi Ramës, merri shumicës, jepi pakicës. Në këtë rast vjedhja bëhet edhe më e dhimbshme, sepse tarifa për bachelor dhe master në Shqipëri, është më i larti në Europë. Cilësia është me dobëta në Europë, nga më e dobëta në botë. Jeta universitare kontrollohet nga një gruisht njerëzish për interesa politike dhe korruptive financiare. Anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë do të jetë akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë”.
“Por kjo nuk mjafton. Ne duhet të nisim tani punën për hartimin e një ligji të arsimit të lartë, të standardeve dhe parimeve evropiane”, shtoi kreu i PD-së.

Basha zbuloi se një tjetër vendim i grupit i marrë dje, është edhe krijimi i një grupi pune pranë PD për hartimin e një ligji të ri të Arsimit.
“Në këtë grup pune do të jenë deputetë që mbulojnë fushën e arsimit, përfshirë edhe pedagogë, ekspertë të fushës nga Partia Demokratike, kemi skuadrën më të mirë të ekspertëve për arsimin. Do të nisim menjëherë konsultimin me dy grupe kryesore të interesit, me studentët dhe me pedagogët”, tha ai.
Ledja Ashta, një gjimnaziste, e pyeti kreun e opozitës: “Së shpejti duhet të jem në një Universitet. Dëshiroj të studioj për punë sociale. Cili është qëndrimi që do të mbajë Partia Demokratike në lidhje me Arsimin e Lartë?”
Basha tha: “Dje kemi marrë një vendim me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Kur Ligji kaloi ne e kundërshtuam në Parlament. Ne e konsiderojmë këtë ligj, rrënjën e së keqes, që ka zaptuar universitetet, rrënjën e të keqes nga e cila po vuajnë studentët shqiptarë. Me këtë ligj korruptiv nuk bëhet gjë tjetër veçse thellohet politika e vetme e Edi Ramës, merri shumicës, jepi pakicës. Në këtë rast vjedhja bëhet edhe më e dhimbshme, sepse tarifa për bachelor dhe master në Shqipëri, është më i larti në Europë. Cilësia është me dobëta në Europë, nga më e dobëta në botë. Jeta universitare kontrollohet nga një gruisht njerëzish për interesa politike dhe korruptive financiare. Anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë do të jetë akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë. Por kjo nuk mjafton. Ne duhet të nisim tani punën për hartimin e një ligji të arsimit të lartë, të standardeve dhe parimeve europiane”.

“Hiqja kontratat Vilma Nushit dhe tre inceneratorëve të Arben Ahmetajt dhe 18 milionët e luksit qeveritar”
Basha deklaroi nga Shkodra se, fondet për të mbështetur studentët dhe arsimin e lartë ekzistojnë por qeveria nuk ka vullnet pwr tw realizuar kwrkesat e studentwve: “Hiqja kontratat Vilma Nushit dhe 2 të tjerëve që do të marrin 32 milionë euro këtë vit, hiqi kontratat e tre inceneratorëve të Arben Ahmetaj me shokë, 21 milionë dollarë, hiq 18 milionë dollarë që i ka rezervuar për shpenzime shtesë lluksi për qeverinë, hiq 11 milionë euro për zyra, orendi, makina të reja, për kryeministrin e ministrat, dhe ku ke para për dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë”, tha Basha.
“Ligj për arsimin me standarde europiane, theksoi Basha, do të thotë transparencë në cilësinë e mësimdhënies, do të thotë me mbështetje me fonde publike siç e kërkon Kushtetuta e Shqipërisë, institucionet e Arsimit të Lartë, të cilat janë publike, siç është Universiteti i Shkodrës, dhe fondet për të mbështetur këta studentë ekzistojnë por vullneti i mbrapshtë i kësaj qeverie dhe i këtij kryeministri, në vend që këto fonde t’i çojë për uljen e tarifave, në vend që t’i çojë për përmirësimin e kushteve të konvikteve dhe në tërësi kushteve të studentëve, në vend që t’i çojë në përmirësimin e auditorëve ia ka dorëzuar 4-5 njerëzve përmes kontratave korruptive. Ia kam thënë edhe në Parlament.
Hiqja kontratat Vilma Nushit dhe 2 të tjerëve që do të marrin 32 milionë euro këtë vit, hiqi kontratat e tre inceneratorëve të Arben Ahmetaj me shokë, 21 milionë dollarë, hiq 18 milionë dollarë që i ka rezervuar për shpenzime shtesë lluksi për qeverinë, hiq 11 milionë euro për zyra, orendi, makina të reja, për kryeministrin e ministrat, dhe ku ke para për dyfishimin e buxhetit për arsimin e lartë. Kemi treguar edhe rrugën se si do t’i përdorim këto para. Duke zeruar tarifat për bachelor dhe master për të gjithë familjet nën 640 mijë lek me tyë ardhura në muaj. Përgjysmim për të familjet me të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj.
Duke mbështetur 5 mijë studentë që vijnë nga nevoja ekstreme ekonomike me bursa deri në 2 milionë e 200 mijë lek të vjetra në vit, për qera, ushqim, librat dhe shpenzime të tjera të jetës studentore. Me gjithë këtë reduktim, mbeten ende para për të investuar çdo vit 32 milionë dollarë në kampuset universitare, auditorë, laboratorë, tekonologji të informacionit, në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, në tërheqjen e pedagogëve më cilësorë, në sjelljen e pedagogëve të huaj”.

 

Artikulli paraprakQeveria jo vetëm i gënjen, por edhe i pengon studentët!
Artikulli tjetërStudentët nisin një mënyrë të re për anullimin e ligjit të Arsimit të Lartë