Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka qenë sot në një fasoneri në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku ka dëgjuar shqetësimin e sipërmarrëses dhe punëtorëve. Sipërmarrësja u shpreh se taksat rëndojnë shumë për biznesin pasi u ngushtojnë mundësinë që të rrisin pagat për punonjësit.
“Të gjitha taksat për ne rëndojnë me thënë të drejtën, se tani duhet të mendojmë një çik për ngritjen e rrogës së punëtorit, që edhe punëtori të jetë i kënaqur. Se po qe se na i ulin një çik taksat, edhe ne kemi mundësinë t’ia ngrejmë punëtorit rrogën” – u shpreh sipërmarrësja.
Pasi u njoh me problematikat, Basha tha se taksa 9% që është pjesë e programit, do t’i sjell më shumë frymëmarrje biznesit dhe do t’u jap mundësi sipërmarrësve që të ofrojnë paga dinjitoze.
“Ne do të ecim me planin tonë për taksën 9%. Ulja e taksave i jep më shumë frymëmarrje biznesit. Sapo flisja me Evën, në qoftë se ne ulim taksën në 9%, nga 15% që është, kjo do të thotë që 6% që mbetet, unë mund ta përdor edhe për të rritur pagat e punënjoësve. Pra, është një formulë nga e cila fitojnë të gjithë palët. Shteti duke ulur taksën në 9%, ndalon informalitetin. Ju mund ta keni dëgjuar, shumica e biznesve sot në shqipëri punojnë me dy balance, një për tatimet dhe një të vërtetë. Pse? Sepse taksat janë shumë të larta, janë pothuajse dyfishi i taksave në Mal të Zi, apo në Maqedoni” – tha Basha.
Ai më tej tha se korrupsioni i qeverisë 12 vjeçare i ka çuar lekët e shqiptarëve në xhepat e pushtetarëve që sot janë tek 7×7-313. Basha gjithashtu tha se me votën për Koalicionin Euroatlantik, numrin 4, qytetarët do votojnë për ulje taksash për të ndihmuar ekonominë, për të ndihmuar punësimin dhe që SPAK të çojë politikanët tek 7×7-313.
“Dhe këto taksa nuk shkojnë për të ndihmuar njerëzit, por shkojnë në xhepat e pushtetarëve. Prandaj, gjysma e pushtetarëve janë tek 7×7-313, e keni dëgjuar. Po, se lekët nuk mund të jenë njëkohësisht në dy vende. Lekët o do jenë rritje pagash për ju, ulje taksash për punëdhënësin tuaj, o do shkojnë në xhepat e shokëve të Ramës tek 7×7-313. Cili është propozimi ynë: një ta mbështesim SPAK-un ta çojë këtë punë deri në fund. Sepse lekët nuk mund të jenë edhe tek xhepat e tyre, edhe tek xhepat tuaj. Duke mbështetur SPAK-un, ta çojë këtë punë deri në fund, ne kemi mundësinë pastaj që këto lekë t’i ridrejtojmë në ekonominë shqiptare. Ku? Ulje taksash. Taksat e ulëta funksionojnë për të ndihmuar ekonominë, për të ndihmuar punësimin, për të ndihmuar nivelin e rrogave. Taksat e larta shkojnë të gjitha për të mbushur xhepat e pushtetarëve të korruptuar. Prandaj, duke votuar për Koalicionin Euroatlantik, numrin 4, ta dini keni votuar për dy gjëra: e para që SPAK-u të çojë politikanët tek 7×7-313 dhe e dyta që paratë mos të shkojnë në xhepat e shokëve të Ramës tek 7×7-313, por të shkojnën në xhepat tuaj, te fëmijët tuaj te familjet tuaja” – u shpreh më tej Basha.